Hoti i shpreh ngushëllime popullit të Libanit, thotë se edhe Kosova bashkëndjen për tragjedinë në Bejrut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime popullit të Libanit pas tragjedisë që dje goditi këtë vend.

Hoti ka ngushëlluar Qeverinë libaneze dhe të gjithë familjarët që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi.

“Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.
Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.
Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!

Avdullah Hoti,