Hoti i sheh nga afër makineritë ushtarake që Kosova bleu nga Amerika dhe i çon mesazh Serbisë

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë inspektuar spitalin ushtarak të FSK’së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se këtë inspektim e kanë bërë për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se do të kenë nevojë t’i përdorin.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim ato për përballje me #COVID19”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka publikuar edhe fotografi ku shihet makineria ushtarake që Kosova e bleu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.