Hoti i reagon ashpër Haradinajt: S’ka nevojë për asnjë konferencë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot në konferencën për  media ka propozuar që të mbahet një Konferencë për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike dhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.

Ky propozim i tij vjen, siç ka thënë ai, pas përçarjeve të shumta të taborit politik të Kosovës, qasje që po e dëmton Kosovën në raport me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti i ka reaguar atij përmes një postimi ku tha se Kosova ka institucione legjitime te dalura nga zgjedhjet demokratike te 6 tetorit, te cilat bartin pergjegjesite kushtetuese, perfshire edhe dialogun me vendin fqinj Serbine. Nuk ka nevoje per asnje konference per kete qellim, te brendeshme as te jashtme.

Postimi i plotë:

Kosova ka institucione legjitime te dalura nga zgjedhjet demokratike te 6 tetorit, te cilat bartin pergjegjesite kushtetuese, perfshire edhe dialogun me vendin fqinj Serbine. Nuk ka nevoje per asnje konference per kete qellim, te brendeshme as te jashtme.

Duhet vetem ushtrim i pergjegjesive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet te marre persiper dialogun ashtu sic e definon edhe aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese. Presidentin duhet te qendroje brenda kompetencave te veta kushtetuese.

Kuvendi duhet te kerkoje transparence ne kete proces dhe te mbikeqyre procesin duke ftuar Kryeministrin ne raportim te rregull, por edhe duke nxjerre rezoluta nese e sheh te nevojshme te shpreh qendrimin e vete per te kornizuar me qarte dialogun.