Kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit, pasi kërkoi që të ndërprehet menjëherë dialogu me Serbinë.

Hoti tha se duhet të respektohet parimi i ndarjes së pushteteve pasi që Kushtetuta është e qartë në këtë pjesë se si duhet procedohet më tutje kur nuk ka president.

“Duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve, në veçanti ministri i Drejtësisë e ka të qartë këtë çështje, ne nuk ndërhyjmë as nuk komentojmë vendime të organeve të drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, bazën ligjore e kemi të qartë se si sillemi në këtë situatë për t’i ndihmuar ligjërisht, Kushtetuta është e qartë se si procedohet më tutje kur vendi nuk ka president, secili prej juve duhet të vazhdojë me kapacitet të plotë. Ky është qëndrimi që duhet të mbajmë si qeveri”, ka thënë Hoti.