Hoti i kërkon mejdan televiziv Kurtit dhe kandidatëve të tjerë për kryeministër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar mejdan televiziv me kandidatët tjerë për kryeministër.

Ai në “DEBAT” të RTK-së kërkoi nga kandidatët që të dalin dhe të prezantojnë programet e tyre si për ekonomi e politikë pa sharje, pa fyerje e pa slogane, transmeton Ballkani.info.

Hoti tha se kërkon që të mbajnë debat me kandidatët tjerë për kryeministër duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, Enver Hoxhajn e të tjerët./Ballkani.info/