Hoti fushatë në Dragash: Fitorja e LDK-së quhet Republika e Kosovës

LDK ka mbajtur sot një tubim parazgjedhor në Dragash ku prezent ka qenë edhe kryeministri në detyrë dhe nënkryetari i kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se aty nga strukturat e kësaj partie mori mesazhin se fitorja e LDK-së quhet Republika e Kosovës.

Tutje, Hoti aty ka premtuar se bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij.

Postimi i plotë: 

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!
LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.
Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.
Zoti e bekoftë Dragashin!
Zoti e bekoftë LDK-në!