Ish-kryeministri

Hoti falënderon deputetin gjerman që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi ka falënderuar Eurodeputetin gjerman, Peter Bayer, sepse ky i fundit tha se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani.

Hoti në postimin e tij shkroi se Kosova është e bekuar që ka miq në CDU dhe Bundestag. Ai u shpreh se LDK ka kontribuar shumë në ndërtimin e kësaj miqësie.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, ka thënë Beyer.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Faleminderit Peter.

Kosova është e bekuar me miqtë që ka në CDU dhe Bundestag.

Lidhja Demokratike ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie, të cilën duhet ta ruajmë.