Hoti e thotë hapur: LDK-ja edhe me votat e Listës Serbe do të provojë rrëzimin e Haradinajt

Sikur sot opozita të kishte 61 vota do të nxirrte mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë. Kështu ka deklaruar Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, që nuk ka pranuar të përjashtojë mundësinë që do të pranojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Haradinajn.

Hoti ka theksuar megjithatë se nuk do të pranojnë pazare vetëm për të rrëzuar Qeverinë.

“Çdo deputet i Kuvendit ka të drejta të barabarta, pavarësisht a vjen nga shumica apo minoritetet. Kur kemi 61 vota ne ecim përpara. Të gjithë që janë të gatshëm të nënshkruajnë, ne do ta çojmë përpara mocionin, por LDK-ja s’do të bëjë pazar me askënd. Të gjithëve do t’u afrohemi pa përjashtim. Kushdo që është i gatshëm, tekstin do ta bëjmë publik së shpejti e kushdo që pajtohet me argumentet pse kjo qeveri s’duhet të vazhdojë, kushdo që i bashkohet është i mirëseardhur e hap rrugën për bashkëpunim në të ardhmen në koalicion paszgjedhor”, ka thënë ai.