Hoti e thotë hapur: LDK do ta merr përsipër krijimin e Qeverisë së re

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka vullnet që të krijohet një qeveri e re.

‘’LDK ka vullnet politik që të marrim përsipër krijimin e qeverisë së re’’, ka thënë Hoti.

‘’Nuk i dimë modalitetet. Dje ka kaluar mocioni. Me sa di unë partia që ka dalë e para duhet të provojë prapë të bëjë qeverinë. Nëse nuk mund të bëjë qeverinë duhet të kërkohet shumicë tjetër në parlament. Aty do ta marrim përsipër ne përgjegjësinë’’, shton ai.

Tutje ai thotë edhe një herë se nuk ekziston mundësia që pas krijimit të qeverisë së re të bëhet një marrëveshje me Serbinë.

‘’Ato janë konspiracione që nuk pijnë ujë më. Jemi lodhë me këso konspiracione që ekziston një marrëveshje në Uashington atje dhe ne duhet të abrikadohemi që të mos ndodhë. Kemi garanca që nuk ka asnjë marrëveshje’’, thotë Hoti.

‘’Bashkëpunojmë ngushtë me EPP’në dhe kemi komunikuar me ta në baza ditore. Kemi pasur vërejtje nga fillimi pasi jemi bërë me një parti të majtë. Pastaj edhe për prishjen e koalicionit por jemi sqaruar. E vërtetë që nuk donin që Kosova të mbesë pa qeveri në këtë kohë’’.