Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, 4 ditë pas rikthimit në krye të ATK-së

Kryeministri në detyrë,  Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), .

Sipas njoftimit pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së,  Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave  dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj me parë.

Para katër ditësh me vendim të Inspektoratit të Punës, Murtezaj ishte rikthyer në krye të ATK’së, pas shkarkimit që i’u bë nga Avdullah Hoti më 16 tetor të vitit të kaluar.