Avdullah Hoti

Hoti e Jashari të pakënaqur me situatën aktuale në vend

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me kryetarin e Skenderajit Bekim Jashari gjatë një takimi të përbashkët kanë ndarë shqetësimet e tyre për situaten aktuale politike në vend, transmeton Ballkani.info.

Ketë gjë e ka bërë të ditur Hoti përmes një postimi në “Facebook”. Prezent në takimin Hoti-Jashari ishte edhe kryetari i Degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahu si dhe deputeti Driton Selmanaj.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Bashke me Kryetarin e Deges ne Skenderaj, Isa Fejzullahu, dhe deputetin Driton Selmanaj, takuam Kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari. Biseduam gjate per zhvillimet politike ne Kosove dhe ndame shqetesimet e perbashketa per sfidat neper te cilat po kalon shteti i Kosoves pa asnje nevoje. E pergezuam z.Jashari per ndryshimet qe ka bere ne Komunen e Skenderajt per t’i dhene fryme demokracise.
Grupi Parlamentar i LDK-se do te mbeshtese projektet e promovuara nga Kryetari Jashari.