Hoti: Drafti i Ligjit të Pagave përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorit publik

Ish-kryeministri dhe njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me draftin e Ligjit të Pagave, duke thënë se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik.

Sipas Hotit, qasja në përcaktimin e koeficienteve shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave.

Po ashtu, ai thekson se shkelen edhe parimet e hierarkisë.

“Draftligji i Pagave në sektorin publik, i cili po qarkullon në opinion, duket se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorit publik. Kjo qasje në përcaktimin e koeficienteve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për pagë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu”, thuhet në reagimin e Hotit.