Hoti: Autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme e ka nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve të Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.

Hoti përmes Facebook, ka thënë se peticioni përfshinë qëndrimin e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ne do te kerkojme qe peticioni te perfshije qendrim tonin si LDK se:

Autostrada duhet te jete ne sherbim te qytetareve,
Para ndertimit te autostrades, komunat nga bie kjo autostrade kane prioritete tjera, ne vecanti:
(i) zgjerimin e sistemit te ujitjes se tokave bujqesore nga Radiniqi,

(ii) impiantet e ujerave te zeza per te mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri ne Prizren,

(iii) funksionalizimi i hekurudhes nga Klina ne Prizren.

(iv) subvencionimi me i mire i bujqve dhe blegtoreve.