Avdullah Hoti

Hoti: Ata që e kanë bërë këtë draft të Ligjit të Pagave, nuk kanë lidhje me administratë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar draft Draftin e ri të Projektligjit për pagat në sektorin publik, i projektuar nga Qeveria Kurti. Ai ka thënë se me këtë ligj, një kopshtar apo pastrues në institucione do të paguhet deri 60% më shumë se sa kadeti i FSK-së apo i Policisë së Kosovës.

Hoti në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ata që e kanë bërë këtë draft, nuk kanë lidhje me administratën publike.

“Është draft i përgatitur nga ministria përkatëse që derisa nuk është miratuar në qeveria dhe nuk ka ardhur në Kuvend nuk është projektligj por është i përfunduar me të gjitha nenet dhe 13 anekset e këtij draftligji. Në qeverinë e kaluar i kemi marrë parasysh disa vërejtje që kanë dalur nga vendimi gjykatës kushtetuese. Ministri ka punuar në këtë ligj me nje grup shumë të madhe dhe përfaqësues të sindikatave”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shpjeguar se sa shumë i prek familjet në Kosovë ky ligj.

“Është esencial. 85 mijë punëtorë në sektorin publik preken nga ky ligj. Edhe ata persona kanë familje. I bie që diku 400 mijë deri në 500 mijë njerëz preken nga ky ligj. Ato koeficienta nuk ishin të menduara fare. Lartësia e koeficientit të FSK-së dhe Polici ishte 2, që ishte më i ulëti në sektorin publik krahasuar me kopshtarin, roje në institucione publike kishin koeficientin 3.2 apo 3.6. 60% më shumë se sa kadeti në polici. Apo pozita më e lartë drejtuese në shërbimin spitalor terciar ishte më e ulët se sa shefi i kabinetit të ministri. Vlera e pagës del duke shumëzuar këtë koeficient me euro, normalisht e varur nga Ligji”, shtoi ai.