Deputeti i LDK-së

Hoti akuza qeverisë për pagesën e rrymës në Veri: 113 milionë u paguan për vitin 2021 dhe 2022, tash borxhi është 25 milionë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje nga raportimi i zyrtarëve të KOSTT-it në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Sipas tij, në vitet 2021 dhe 2022 janë paguar 113 milionë euro për rrymën në veri. E sivjet deri në shtator, sipas Hotit borxhi është 25 milionë euro.

“Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 mil euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 mil. aAnomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera. Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.