Hoti: Adem Jashari dhe familja e tij u bënë emblema e vërtet e Ushtrisë së popullit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në përvjetorin e rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtet e Ushtrisë së popullit.

“Akti i rezistencës së armatosur të Adem Jasharit me familjen dhe Prekazin e tij heroik, i filluar në mëngjesin e hershëm të 5 marsit, 23 vjet më parë, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi. Këto tri ditë të rezistencës në Prekaz dhanë kushtrimin për popullin tonë për lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendim-marrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor si dhe lirive dhe të drejtave fondamentale njerëzore.

Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit, që para armëve kishin edhe më të fuqishme vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e atdheut”, ka shkruar Hoti.