Ish-kryeministri

Hoti: 295 milionë euro bllokohen nga BE-ja, e Kurti e pranon Asociacionin

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, shprehet se 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai shton se në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, shkroi Hoti, duke radhitur, sipas tij, disa nga projektet e bllokuara:

  • 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
  • 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
  • 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
  • 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
  • 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  • 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
  • 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
  • 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
  • 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
  • 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
  • 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
  • 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
  • 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
  • 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë