Hoteli që po konsiderohet vendi i përkryer për t’i “ikur” koronavirusit

Një hotel në mes të oqeanit po konsiderohet si vendi ideal për ta shmangur koronavirusin, për shkak të rrrezikut që përbën për të shkuar atje.

Objekti goditet shpeshherë nga uraganët, si dhe është i rrethuar nga peshkaqenët, shkruan Daily Mail.

Hoteli është i vendosur në një distancë prej 55 kilometrash ndaj bregdetit të Karolinës Veriore. Mënyra e vetme për të arritur atje është nëpërmjet anijes ose helikopterit.

Atraksioni turistik është ekuivalent me hotelet me një yll.