Hoteli luksoz ku Tayna po i kalon pushimet

Pas një vere të ngjeshur me koncerte, Tayna ka më shumë se një javë që ka udhëtuar drejt Amerikës për pushime. Këngëtarja e hitit “Columbiana” gjithë kohës është parë nën shoqërinë e modeles Vildane Zeneli e cila ka disa vite që jeton në ‘vendin e ëndrrave’.

Në llogarinë e sajnë Instagram, këngëtarja ka publikuar pamje nga vendi ku po qëndron e që po duket mjaft luksoz.

Ndërsa mbrëmë dyshja u panë nën shoqërinë edhe të reperit shqiptar Seven Saraqi, i cili poashtu ka vite që jeton në Amerikë. Ndryshe, Tayna është treguar mjaft aktive me muzikë këtë periudhë, ndërsa bashkëpunimi me Dafina Zeqirin rezultoi mjaft i suksesshëm.

“Bye bye” nga dyshja për vetëm një muaj ka arritur të mbledh mbi 16 milionë shikime në Youtube.

loading…