Hoteli ku në një dhomë mund të flihet me “fantazmat”

Në Amerikë ka nisur punën ai që quhet hoteli më i mallkuar në botë.

Pas një rinovimi që ka kushtuar 25 milionë dollarë, Read Hotel, që ndodhet në Tenesi ka hapur dyert për klientët e guximshëm.

Ky hotel ka një histori të frikshme. Në dhomën 311 të tij thuhet se një grua e quajtur Annalisa Netherly është vrarë nga i dashuri i saj në vitin 1920.

Që nga ajo ditë, Annalisa endet nëpër korridoret e këtij hoteli.

Tashmë, dhoma 311 do të jetë e disponueshme për prenotime në datat 3, 10, 17, 24 dhe 31 tetor.

Këto do të jenë datat e vetme për këtë vit, pasi ditët e tjera dhoma nuk do të mund të prenotohet.

Dhoma 311 është njësoj si një dhomë e viteve ’20. Ka një radio të vjetër që nuk punon, një tualet të vjetër, mobilje antike dhe parket druri. Sigurisht, pa televizor.

Sipas faqes së internetit të Read Hotel, në dhomë përfshihen edhe aktivitete paranormale si luhatje e dritave, zhurma të pashpjegueshme, shfaqje fantazmash dhe rrjedhje uji në tualet.