Stacioni Von Braun

Hoteli i parë në hapësirë, ja kur pritet të hapet

Më 2019’ën, kompania kaliforniane Fondacioni Gateway publikoi planet për një hotel në stilin e anijeve të lundrimit që një ditë mund të pluskonte mbi atmosferën e Tokës.

I quajtur Stacioni Von Braun, ky koncept futuristik – i përbërë nga 24 module të lidhur nga boshtet e ashensorit që përbëjnë një rrotë rrotulluese që rrotullohet rreth Tokës – ishte planifikuar të funksiononte plotësisht deri në vitin 2027, raporton CNN.

Hoteli tashmë ka një emër të ri – Voyager Station – dhe pritet të ndërtohet nga Orbital Assembly Corporation, një kompani e re ndërtimi e drejtuar nga ish-piloti John Blincow, i cili gjithashtu kryeson Fondacionin Gateway.

Në një intervistë të fundit me CNN, Blincow shpjegoi se kishte pasur disa vonesa si pasojë e pandemisë, por ndërtimi në hotelin hapësinor pritet të fillojë në 2026, dhe qëndrimi në hapësirë mund të jetë kthehet në realitet deri në 2027.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë është afër. Po vjen. Po vjen shpejt,” deklaroi Blincow.