Hoteleve në Prishtinë iu shtohet edhe një ‘hotel për mace’ (FOTO)

Bizneseve që veprojnë në Kosovë, si duket po i shtohet edhe një biznes tjetër i veçantë.

Bëhet fjalë për ‘hotel macash’.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, ku qytetarët janë njoftuar se do të kenë mundësi t’i dërgojnë macet e tyre për pushim apo strehim në këtë vend, përcjell Ballkani.info.

Shoqëria kosovare ishte angazhuar edhe më herët për rehatinë e kafshëve e sidomos qenve endacak.

Ditë më parë, në disa vende në Prishtinë, ishin montuar disa ushqimore për qentë endacak, për t’i ushqyer gjatë ditëve të ftohta të dimrit. /Ballkani.info