“Hot Blood”, seriali kosovar që synon Netflixin

…ask Jack! Movie co.  është kompania filmike kosovare që pritet të lansojë një serial me titull “Hot Blood”. Me regji të Jack Tahirit, ky serial synon tregun ndërkombëtarë – posaçërisht Netflixin

Jeni mërzitur me seriale komike, që krijohen më shumicë në Kosovë.

Tashmë, mund të ndryshoni kanal pasi që sonte është paralajmëruar një serial tjetër që është i realizuar në një koncept tjetër dhe synon që të transmetohet edhe në platforma të mëdha televizive si Netflix.

“Hot Blood” në qendër të vëmendjes ka një djalë të ri, Trimin, i cili papritur gjendet mes një tollovie pa fajin e tij, e ku ai vepron për të mbrojtur moralin dhe nderin e tij si dhe të shoqërisë.

Me kalimin e kohës dhe gjatë meditimit fillon t’i hedhë dritë komplet ngjarjes dhe pas daljes nga burgu, udhëton ne kërkim te vërtetës dhe dëshiron që ta bëj vetë drejtësinë.

Sipas producentëve, ky është një serial me plote mistere, deri tek e vërteta, që e bënë Trimin një protagonist kryesor herë në rrugë të ligjit e herë jashtë çdo kornize të tij. Cili është Trimi, a janë veprimet e tij të justifikueshme? A justifikohet mjeti duke ditur qëllimin?

Produksioni thotë se ngjarja e filmit është e bazuar në jetën e vërtetë derisa vetë aktori kryesor i këtij seriali, Lirim Topalli, e ka përjetuar këtë histori duke i dhënë asaj emocion interesant.

Skenari i këtij seriali është shkruar nga Fidan Tahiri.

Serial është i prodhuar nga …ask Jack! Movie co.  kurse regjisor është Jack Tahiri, i cili është i njohur si regjisor i emisionit Big Brother Albania, Who Wants to be a Milioner si dhe “Game Show 50-50”.

Ai po ashtu është njeri ndër autorët e emisionit “Gjoni Black”, emision që është shndërruar në një emision ku ekspozohen shumë talentë të repit në Kosovë”.