Horoskopi javor për periudhën nga 19 deri më 26 gusht

Lexoni çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Jeni të brengosur dhe të frikësuar. Është e nevojshme të vendosni ekuilibrin midis kërkesave të eprorëve dhe nevojave private. Njëkohësisht është periudhë e pavolitshme për çfarëdo marrëdhënie me publikun. Çdo gjë që bëni, do të prezantohet në mënyrë të gabuar. Jini të kujdesshëm në komunikim, janë të mundshme mosmarrëveshje, posaçërisht aty ku vendoset për ju.

Shëndeti: Kujdes mushkëritë.

Dashuria: Problemet afariste ndikojnë në atmosferën brenda familjes suaj. Jeni të ndjeshëm ndaj humorit të keq në ambientin familjar, andaj kjo mund të prodhojë tendosje kalimtare. Deri në fund të javës tensioni do të dobësohet, harmonia do të vendoset, andaj mund të pushoni dhe gjithë kujdesin ta orientoni në aktivitete të tjera, transmeton Telegrafi.

DEMI 21.04 – 21.05)

Puna: Këto ditë prisni ndonjë dokument, urdhëresë apo vendim nga eprorët, jini të gatshëm ndaj situatave të pakëndshme. Nga ndonjë arsye shumëçka nuk shikoni në mënyrë të drejtë, jeni të ekspozuar ndaj mashtrimeve, veprimeve prapa shpine dhe qëllimeve të këqija të njerëzve të cilët kanë mundësi të vendosin për ju. Nëse shkoni në gjyq, përpiquni ta prolongoni dhe në këtë mënyrë do t’i zvogëloni humbjet.

Shëndeti: Dhembje të fytit.

Dashuria: Në tërësi jeni të orientuar në aktivitetet afariste, andaj kjo po shprehet në statusin emocional. Ju rrethojnë njerëz të cilët janë përfshirë në veprime prapa shpine, ndërkaq në mesin e tyre ka edhe një person i gjinisë tjetër i cili fshehurazi po ju josh. Janë të sigurta bisedimet sekrete, korrespondencat, madje dhe aventura kalimtare.

BINJAKËT (21.04 – 21.05)

Puna: Marrëdhënia me bashkëpunëtorët po merr intensitet. Në jetën tuaj po hyjnë njerëzit interesantë dhe me ndikim, mirëpo duhet patjetër të kujdeseni që me nevojën tënde t’i ngazëlleni që të mos largohen nga ju. Ambienti i punës po përmirësohet, mirëpo njëkohësisht veprimet prapa shpine dalin në dritën e ditës. Për t’i shmangur komplikimet kujdesuni për atë se kujt çka i tregoni.

Shëndeti: Pagjumësia për shkak të nervozizmit.

Dashuria: Jeni të orientuar në nevojat tuaja. Po ju bën mirë intimiteti me personin e dashur, sepse dëshironi të ruani për vete çdo moment të kaluar me të. Megjithatë, njëkohësisht ju tërheq sfida që të mos lëshoni asnjë ngjarje shoqërore në të cilat jeni të ftuar.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Po përpiqeni që çdo gjë ta përfundoni në shpejtësi dhe me hapa të mëdhenj të vazhdoni përpara. Kujdes nga teprimet, posaçërisht në vëllimin e punëve të cilat i merrni përsipër. Financat ju brengosin, mirëpo jo më shumë se ajo që është e zakonshme për ju në këtë periudhë. Prisni ftesë nga një person nga e kaluara, ai ju sjell informacione të cilat do t’ju jenë të rëndësishme në të ardhmen.

Shëndeti: Kujdes me ushqimin.

Dashuria: Ju mundon pakënaqësia, diçka në lidhjen tuaj nuk po shkon siç duhet. Sado që të jeni të sigurt në supozimet tuaja, nuk keni mënyrë që t’i dokumentoni. Dyshimin po e mbështjell një re e errët në fushën e dashurisë suaj, andaj ngushëllim mbase duhet të kërkoni në një aventurë dashurore e cila nuk do të zgjasë.

LUANI (23.7 – 22.8)

Puna: Për ju kurrë nuk është i mjaftueshëm argumentimi. Në komunikim jeni të shpejtë dhe mendjehollë, çdo gjë funksionin siç duhet, mirëpo rezultatet mungojnë. Çështjet financiare ju ngarkojnë, mirëpo në atë fushë nuk ka zgjidhje tjetër por që vetëm me durim të prisni që kjo periudhë e mundimshme të përfundojë. Lajme pozitive arrijnë na personat zyrtarë, mirëpo këto nuk i zgjidhin të gjitha problemet.

Shëndeti: Dhembje e sinuseve.

Dashuria: Jeni të përqendruar në disa probleme, shumë kohë po kaloni në përpjekjet që me bisedime t’i zgjidhmi të gjitha dilemat. Çfarëdo qëndrimi që të merrni, komunikimi nuk do të rrjedhë në dy drejtimet, si kur bisedoni me vetveten. Është e mundshme një grindje serioze të cilën vështirë do ta shmangni.

VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)

Puna: Gjatë kësaj periudhe jeni përplot energji dhe vitalitet. Keni autoritet të madh dhe vetëbesim, andaj me lehtësi ndikoni te njerëzit që ju rrethojnë. Mund të merrni mirënjohje, në shenjë të kujdesi të vogël për angazhimin tuaj të mëparshëm. Një person i rëndësishëm do të përpiqet të ndikojë në ju, mirëpo ju po bëheni të vetëdijshëm për qëllimet e këqija. Dikush nga rrethi yt dëshiron t’ju tregojë diç në besë, kjo ju detyron që të tërhiqeni, transmeton Telegrafi.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Jeni tërhequr dhe një periudhë të gjatë kohore po e kaloni në vetmi. Nëse keni partner, fatmirësisht, ai do të ketë mirëkuptim për heshtjen tuaj, mirëpo nëse jo, është e mundshme vendosja e kontaktit me një person i cili në njëfarë mënyre është interesant, por ju ngarkon me tregimet e veta të pazakonshme dhe pesimizëm.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Jeni aktivë, ju interesojnë shumë disa ide të reja të cilat do t’i zbatoni menjëherë në vepër. Nga ana tjetër, kjo është periudha kur mund të prisni komplikime financiare. Megjithatë, krahas shpenzimeve të papritura, janë të sigurta edhe fitime të konsiderueshme parash, andaj nuk ka arsye të tepërt për t’u brengosur. Në vendin e punës po përballeni me presionin me të cilin, tani për tani, me sukses po përballeni.

Shëndeti: Dhembje e shpinës.

Dashuria: Jeni të kënaqur me personin e dashur, edhe për ju po shkëlqen energjia romantike, sikur keni dalë nga ndonjë përrallë. Disa nga jush në këtë periudhë vërtet janë të dashuruar, ndërkaq ata të cilët janë të lirë i janë dorëzuar fantazisë dhe pritjes së ngjarjeve të gëzueshme. Shikoni gjërat me gjakftohtësi në mënyrë që deri në fund të kësaj periudhe të mos zhgënjeheni.

AKREPI (23.10 – 22.11)

Puna: Keni për detyrë që të zgjidhni situatën me të cilën deri tani nuk jeni përballur. Përkrahja ju arrin nga eprorët, mirëpo ju këtë e përjetoni si presion dhe ngarkim të madh me punë. Me hidhërim e pengoni atë që me lehtësi mund ta kryeni, nuk po shikoni se si po ju hapet shansi jo i përditshëm për shkak të të cilit, me pak angazhim, mund të avanconi për kohë të gjatë.

Shëndeti: Dhembje e eshtrave.

Dashuria: Këto ditë çdo gjë sillet rreth parave. Në horizont është një konflikt rreth financave të përbashkëta. Personi i dashur mund të reagojë vrullshëm në atë që konsideron që është e panevojshme të shpenzohen paratë. Njëkohësisht, jeta juaj shoqërore është në ngritje, jeni të rrethuar me njerëz kreativë të cilët ju inspirojnë.

SHIGJETARI (23.10 – 22.11)

Puna: Nuk e dini ku t’i a filloni më parë. Po merrni gjithnjë e më shumë punë, ndërkaq kjo bar edhe më shumë përgjegjësi. Është momenti i mirë që të riorganizoni punën tuaj, qoftë kur është fjala për organizim personal apo shpërndarje të obligimeve me të cilat pjesën tuaj të barrës do ta kaloni te personat me të cilët bashkëpunoni. Sido që të jetë, kjo periudhë është e shkëlqyeshme për hapa të mëdhenj me të cilët do t’i siguroni vetes ardhmëri më të mirë.

Shëndeti: Kujdes nga alergjitë.

Dashuria: Kjo pjesë e jetës suaj është fushë në të cilën po zhvillohet një betejë e madhe. Diçka nuk po ju lejon që të hiqni dorë nga qëndrimet tuaja, edhe pala tjetër po ashtu. Nëse nuk gjeni mënyrë që t’i zgjidhni mosmarrëveshjet, çdo hamendje e mëtejshme do të çojë drejt ftohjes së dhembshme dhe ndërprerjes së marrëdhënies emocionale.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Është e domosdoshme të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni çfarëdo lloj agresioni në ambientin e punës. Veç kësaj, ruajuni nga lëndimet, posaçërisht nëse diçka e tillë është e mundshme në vendin tuaj të punës. Intensifikimi i të gjitha marrëdhënieve mund të jetë tepër kërkues për ju, andaj edhe do të rezultojë me shpërthim të pakontrolluar të zemërimit.

Shëndeti: Probleme me sytë.

Dashuria: Me personin e dashur nuk keni probleme, marrëdhënia po hyn në fazën në të cilën nuk ka mospajtime. Jeni përplot vibracione pozitive, andaj me lehtësi kaloni nëpër dobësitë të cilat më herët vështirë i keni përjetuar. Një renesancë e vogël ju sjell plotësim të konsiderueshëm të marrëdhënieve dashurore, të cilat do t’ju jenë të nevojshme në periudhën e ardhshme.

UJORI (21.1 – 19.02)

Puna: Këto ditë do të merrni një mirënjohje të vogël, por edhe një rast të ri, për shkak të të cilit do të jeni shumë krenarë. Megjithatë nëse do të veproni në mënyrë të pamatur mund të bëni zgjedhje të gabuar dhe kështu të humbni çdo gjë që ju ofrohet. Sido që të jetë, këto ditë asgjë nuk do të shkojë pa komplikime plotësuese, ndërsa lajm i mirë është që ju megjithatë mund të arrini sukses nëse jeni mjaft të durueshëm dhe të mençur.

Shëndeti: Do të përballeni me dhembje koke.

Dashuria: Çdo gjë që thoni, ju kthehet kundër jush. Është i sigurt diskutimi me personin e dashur, mirëpo nëse nuk jeni mjaft i durueshëm, biseda dinamike kërcënon të shndërrohet në grindje të ashpër nga e cila ndarja është zgjidhja e vetme. Tërhiquni me kohë, sepse nuk është momenti i duhur për kërkim të drejtësisë dhe të së vërtetës.

PESHQIT (20.2 – 20.03)

Puna: Keni përshtypjen që askush nuk po ju përkrah. Veç kësaj, nëse këto ditë niseni në një udhëtim, mund t’ju ndodhin komplikime, probleme në kufi dhe vonesa. Intensifikoni komunikimin me personat jashtë shtetit, mirëpo jeni ende larg realizimit. Gjithsesi, janë të mundshme situata të pakëndshme gjatë kësaj periudhe, mirëpo mos u brengosni, nga e gjithë kjo do të dilni pa pasoja.

Shëndeti: Melankolia.

Dashuria: Aspektet të cilat përshkruajnë jetën tuaj dashurore këto ditë lajmërojnë dinamikë të plotë në marrëdhënien me partnerin, mirëpo njëkohësisht edhe probleme vështirë të realizueshme. Disave kjo periudhë ju sjell komplikime serioze në marrëdhëniet emocionale të cilat në afat të gjatë ndryshojnë mënyrën e funksionimit të lidhjes së partneritetit.

loading…