Horoskopi 20 prill 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi – Dëshira për të qëndruar vetëm në shtëpi dhe për të pushuar sonte mund të shkaktojë konflikte me miqtë që duan të dalin me ju. Ju mund të jeni shumë të stresuar për t’u ballafaquar me thashetheme. Tregojini miqve tuaj që do të dilni me ta një herë tjetër. Të gjitha shenjat tregojnë se kjo është zgjidhja më e mirë. Relaksohuni me disa çokollata, ndërkohë që shihni filma.

Demi – Sot nuk do keni shumë energji. Universi po ju inkurajon që të hiqni dorë nga ky kontroll i hekurt në atë listën e përgjegjësive dhe të shijoni kohë me njerëzit e dashur. Nuk ka asnjë arsye për të marrë punën aq seriozisht gjatë gjithë kohës!

Binjakët – Planet për të ndjekur një leksion mund të duhet të shtyhen për shkak se një person pranë jush nuk ndihet shumë mirë. Mund të jetë arsyeja e mbingarkesës në ushqim ose pije. Qëndroni me mikun/mikeshën tuaj sepse do ta ndihmoni shumë.

Gaforrja – Një dëshirë për të bërë një blerje të madhe mund t’ju tundojë t’i tejkaloni kartat e kreditit dhe të harxhoni kursimet tuaja. Ju zakonisht nuk jeni implusiv/e, prandaj mos e bëni këtë gjë sot. Bëni blerjen nëse vërtet e ndjeni se keni nevojë për të dhe nuk do të shkaktojë pengesa të mëdha në gjendjen tuaj financiare.

Luani – Shtëpia mund të jetë një vend i vetmuar sonte. Anëtarët e tjerë të shtëpisë tuaj mund të kenë dalë apo ndodhen jashtë qytetit. Ju nuk mund të ndjeheni në formë për të dalë, kështu që do të zgjidhni të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni ose të shikoni TV. Sidoqoftë, paragjykimet tuaja natyrore mund t’ju bëjnë të ndiheni të braktisur. Telefononi një mik/mikeshë dhe flisni për disa minuta. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten.

Virgjeresha – Zakonisht je mjaft i/e shoqërueshme, por sot do të ndihesh sikur do të qëndrosh vetëm. Pavarësisht nga dëshirat tuaja, mund të shqetësoheni me telefonata, vizitorë dhe njerëz që duan këshilla ose ndihmë. Mos dilni kundra kësaj. Kujdesuni për atë që ka nevojë për ju dhe pastaj kaloni vetëm mbrëmjen. Gjithkush ka ditë si kjo.

Peshorja – Pak ushqim të mirë, verë të mirë dhe bisedë të mirë janë gjithcka për ju. Por tani mund të jeni shumë të mbingarkuar dhe nuk keni kohë për këto. Ndoshta ju do të bëni më shumë pushim dhe do t’i jepni trurit tuaj disa kohë për të renditur të gjithë informacionin që keni marrë. Tani ju ndoshta keni vështirësi në përpunimin e të gjithave. Mos u shqetësoni. Në mëngjes do të jeni në gjendje të kujtoni cdo gjë të rëndësishme!

Akrepi – Ju zakonisht nuk mund të qëndroni vetëm. Në fakt, ju shijoni edhe kur qëndroni vetëm. Sonte do të dëshirosh shoqërimin. Ju mund të keni një festë të improvizuar në kuzhinën tuaj, ndoshta duke përfshirë miqtë që janë gjithashtu bashkëpunëtorë biznesi. Disa biseda interesante mund të ndodhin në lidhje me çështjet e biznesit që do ju bëjnë të keni mendime për orë ose ditë.

Shigjetari – Kjo është dita për të dëgjuar dhe për të vëzhguar. Ka shumë për të mësuar nga ajo që po ndodh rreth jush. Ju mund të habiteni nga gjërat që po ndodhin. Shumë persona që flasin tani mund të rezultojnë të pafrytshëm dhe madje t’ju zemërojnë në një farë mënyre.

Bricjapi – A do dilni sonte me shokë, të cilët kanë shumë rëndësi për ju? Ju mund të tundoheni për të ngrënë dhe për të pirë shumë dhe për të shpenzuar shumë para. Zakonisht ju keni një stomak mjaft të fortë, por kjo nuk është dita për të abuzuar në festë. Qëndroni për pak kohë, por pastaj ftoni miqtë tuaj në shtëpi për kafe. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni mirë gjatë mbrëmjes, por edhe kur të zgjoheni në mëngjes!

Ujori – Dicka ju është fiksuar keq në kokë. Nëse jeni duke u përpjekur për ti bërë përshtypje dikujt, nuk ka nevojë. Nëse projekti që po punoni është urgjent, merrni ndihmë. Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë nëse nuk doni të jeni shumë të stresuar për të arritur rezultate të mira.

Peshqit – Nëse jeni duke ndjekur një klasë sonte, bëni diçka të pakujdesshme për pjesën tjetër të ditës. Lexoni romane me dashuri në vend të letërsisë së madhe. Përndryshe, do të vuani nga mbingarkesa intelektuale dhe do të fiksoni shumë pak nga ajo që dëgjoni. Mbani veten të uritur për njohuri derisa të arrini atje. Në këtë mënyrë ju do të mësoni shpejt dhe do të mbani mend shumë gjëra.