Hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë, rrëfehet djali: Kjo më dha “superfuqi”!

Një djalë që hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë, thotë se abstinenca i dha atij “superfuqi”.

Ai është një nga 200,000 meshkujt që janë bashkuar në komunitetin online “NoFap”, anëtarët e të cilëve betohet të heqin dorë nga vetëkënaqësia.

Anëtarët e këtij komuniteti Reddit nuk shohin pornografi dhe masturbim për periudha kohore të caktuara. Disa e shohin këtë si “rigjeneruese” ose si një provë të shpejtë të aftësive për vetëkontroll, ndërsa të tjerët e përdorin atë si një përpjekje për të trajtuar varësinë ndaj pornografisë e që pohojnë se kjo nismë u ka rikthyer aftësinë që të shijojnë jetën seksuale të vërtetë.

Në një postim të përzemërt, përdoruesi i Reddit, Brohit, shkruante se ai braktisi masturbimin dy vjet e gjysmë më parë, dhe ndjeu se mendja e tij është bërë më e kthjellët dhe se ai “ndjehej mjaft rehat me veten”.

Ai tha se ndjeu “superfuqitë” duke përfshirë një rritje të papritur të vetbesimit, fokusim të mprehtë, dhe energji të bollshme në përditshmëri.