Honda zbulon çmimin e veturës së re elektrike

Honda tani ka zbuluar çmimin e veturës elektrike të prezantuar në panairin e veturave në Frankfurt.

E quajtur Honda E standard, me motor elektrik 100kW, i cili prodhon 136 kuajfuqi, do të kushtoj 33,850 euro në Gjermani ndërsa me subvencionet nga shteti atje, kjo veturë bie në 29,470 euro.

Në versionin Advance me një motor elektrik 113kW i cili prodhon 154 kuajfuqi, kjo veturë vjen me një çmim prej 36,850 euro.

loading…