Homologia Elva Margariti uron ministren Vlora Dumoshi për detyrën e re

Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Margariti i ka përcjell Dumoshit urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar

“Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë”, ka thënë ajo.