Në përvjetorin e betejës së ushtarëve të Pikës “Qarri” në Pemishte apo Togut I dhe ofensivës serbe në këtë pjesë, ku ranë heroikisht Mustafë Qorri, Ajet Beqiri, Shukri Qorri dhe Isuf Sadikaj, janë mbajtur homazhe për dëshmorët dhe martirët e Pemishtes.
Në mesin e 19 martirëve të familjes Imeraj, pjesa më e madhe e tyre ishin gra dhe fëmijë. Po ashtu, në lagjet Fetahaj dhe Qorri, paramilitarët serbë i kishin vrarë edhe dy nënat Zelihe Fetahu dhe Hafize Qorraj, të cilave ua kishin djegur më pas edhe trupat e pajetë.
Ndërsa, në lagjen Hoti ishin ekzekutuar edhe Gjemajl Hoti e Ramadan Hoti, të cilëve po ashtu ua kishin djegur trupat e pajetë. /Ballkani.info/
Më poshtë pamjet:










