Ditën e sotme do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, gjeneral-major Ilir Konushefci dhe Dëshmorit të Kombit, Dr. Hazir Malaj.

Ashtu siç ishte paraparë, në ora 12 kanë filluar homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Ndryshe, eshtrat e tyre janë zhvarrosur gjatë ditës së djeshme në Tiranë në praninë e familjarëve dhe miqve, për t’u nisur pastaj në Kosovë, ku edhe do pushojnë përjetësisht tek Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.

Agjenda e rivarrimit:

Ora 12:00, Homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës,
Ora 13:00, Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar,
Ora 14:00, Nisja e kortezhit,
Ora 14:30, Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani – Prishtinë. /Ballkani.info.