Homazhe në Prekaz, Jasharit dhe Lladrovcit i bashkohen Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, humanistin Halil Kastrati, kampionin botëror të boksit Haxhi Krasniqin dhe me shumë qytetarë të tjerë.

Jashari pas homazheve në një prononcim për media tha se festa e 28 Nëntorit duhet t’i gjejë të bashkuar të gjithë shqiptarët, sepse siç tha ai ky është edhe amaneti i dëshmorëve.

“Sot bëmë homazhe për të nderuar dhe kujtuar sakrificën jo vetëm të familjes Jasharaj por të gjithë brezave. Uroj që të jemi të bashkuar dhe unifikuar siç ishim bashkë sot këtu, sepse vetëm atëherë e realizojmë amanetin e dëshmorëve”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, Lladrovci tha se festa e 28 Nëntorit në vend është më e zbehtë, pasi nuk janë në mesin e tyre krerët e UÇK-së.

“I kemi bërë tashmë tradicionale homazhet në Drenicë. Sot po i bëjmë këto homazhe të lënduar sepse në mesin tonë nuk janë liderët e UÇK-së, është festë pak më e zbehtë”, ka thënë ai.

Humanisti Kastrati në fjalën e tij tha se ndihet shumë mirënjohës për titullin që ka marrë nga komuna e Skenderajt.

Edhe kampioni i botës, Haxhi Krasniqi uroi të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.

Homazhe në Prekaz, Jasharit dhe Lladrovcit i bashkohen Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi“Ky është vendi më i shenjtë që të bëjmë homazhe. Urime gjithë kombit shqiptarë, është një emocion shumë i madhe për mu”, ka thënë Krasniqi.