Hoffenheimi e ka mposhtur Bayernin me rezultat 4-1 në kuadër të javës së dytë në Bundesliga
Hoffenheimi e nisi shumë mirë takimin duke shënuar dy herë me Bicakcic 16′ dhe Dabour 24′, para se Kimmich ta ngushtonte rezutlatin me një gol në minuttën e 36′.
Në pjesën e dytë te Bayerni u inkuadrua edhe Lewandowski, por bavarezët nuk arritën që ta rikthenin rezultatin.
Hoffenheimi shënoi edhe dy herë me anë të Kramaric në minutat 77′ dhe 92′.
Kjo ishte humbja e parë e Bayernit pas 23 fitoreve radhazi në të gjitha garat.







