HMD do të fillojë prodhimin e telefonave Nokia në Evropë nga tremujori i tretë i vitit 2023

HMD Global sapo ka publikuar vendimin e saj për prodhimin e telefonave të mençur 5G të Nokia në Evropë, duke e bërë atë prodhuesin e parë të madh të telefonave që ka marrë një vendim të tillë.

Lëvizja e prodhimit të telefonave të mençur 5G të Nokia në Evropë do të jetë një proces gradual i cili do të fillojë në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe HMD planifikon që të investojë edhe më shumë në fabrikat e tyre tani e tutje.

Kërkesa për telefonat e mençur të HMD në tregun evropian është rritur, dhe këtë lëvizje e sheh si një mënyrë e reduktimit të emetimit të karbonit dhe gjithashtu edhe si një lëvizje për garantimin e sigurisë dhe privatësisë për telefonat e saj, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

HMD në fakt vë në dukje se vendndodhja e qendrave të saj të të dhënave nga viti 2019 është në Finlandë.

Prodhuesi finlandez ka deklaruar se do të jetë në përputhje me përcaktimet e rrepta për testimin dhe prodhimin e pajisjeve në Bashkimin Evropian.