“Hulku” i Kosovës sfidon edhe të fortin e Austrisë – shikoni se si e mban helikopterin

Bujar Muli, i njohur nga të gjithë si ‘Hullku’ i Kosovës, ka shprehur dëshirën të sfidojë ‘të fortin’ e Austrisë dhe pretendon se do t’ia thyejë atij rekordin

Bujari ka thënë në një postim në internet se nëse dikush i mundëson një helikopter, ai do të arrijë ta mbajë mbi supe e të sfidojë rekordin e vendosur nga i forti i Austrisë.

“Nëse kam përkrahje dhe arrij të gjej një helikopter me emër të Allahut rekordi i radhës do të jetë ky. Do të tentoj që ta thyej rekordin aktual të austriakut duke e mbajt helkopterin në krahëror,” shkruan ‘Hullku’ i Kosovës në Facebook.

“Nëse dikush ka mundësi me më ndihmu se si ta siguroj një helikopter për këtë aktivitet do të ja dija shumë për nder,”.

loading…