Hiti i Krishtlindjeve nga Mariah Carey thyen rekord në SHBA

Mariah Carey ka shënuar rekord në SHBA.

“All I Want for Christmas Is You” e vitit 1994 është hiti i vetëm i festës së Krishtlindjeve që është shkarkuar më shumë se dhjetë milionë herë.

Këngëtarja u shpërblye me një çmim me diamante nga shoqata e Industrisë së regjistrimit të Amerikës (RIAA), e cila mban gjurmët e shitjeve.

“Jam ende e habitur që ka kaq dashuri të madhe për këngën time, për të cilën dhe unë ndjej emocione të shumta” u shpreh Carey për mediat amerikane.

“Më duket e pabesueshme se si kënga po vazhdon të jetë tejet e dëgjuar për dekada në industrinë e muzikës”.

Ky projekt gjigant është rikthyer sërish.