Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar për propozimin që Talat Xhaferi të emërohet kryeministër i qeverisë teknike me detyre për organizuar zgjedhjet kuvendare më 8 maj.

Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.

Betimi i tij u bë para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së Qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Dimitar Kovaçevski.

Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

@ballkani.info

HISTORIKE: Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut #talatxhaferi #aliahmeti #maqedoni #shqiptar #kosovo

♬ original sound – Ballkani.info