Historiani serb: 2019’ta duhet të jetë vit kompromisi për Kosovën dhe Serbinë

Momçilo Pavlloviq, historiani serb, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi ka deklaruar se kjo çështje nuk është zgjidhur as pas shpërbërjes së ish’Jugosllavisë, ndërkaq ka shtuar se Platforma për Kosovën është një lloj ultimatumi.

Sipas Pavlloviq, viti 2019, do të duhej të ishte vit kompromisi i që do sillte pajtim të ndërsjellë pasi, tha ai, nuk bën që dikush t’i fitojë ë gjitha e dikush t’i humbë të gjitha.

“Pikat takuese të problemit shqiptar e serb në këtë hapësirë, janë se të dy palët e synojnë Bashkimin Evropian. E Evropa duhet ta ndihmojnë integrimin me atë standardet “nuk ka kufij, nuk ka dogana e bllokada”, tha Pavlloviq.

“Në terren është krijuar realiteti që e detyron udhëheqjen serbe ta pranojë këtë realitet”, ka shtuar ai.

Duke folur nëse kufizimi është realitet, ai ka thënë se në një moment ndoshta po, por vetëm kufizim i tërësishëm, revidim i tërësishëm të kufijve në gjithë hapësirën.

“Në të gjitha analizat flitet se serbët e boshnjakët nuk mund të jetojnë bashkërisht, se serbë e shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkërisht , ndërsa nxirret përfundimi se ata prapëseprapë duhet të jetojnë bashkë, prandaj le të kufizohen, por me kushte të njëjta e jo me gjendjen reale të krijuar”, ka thënë Pavlloviq.