Historiani me fakte kundërshton “analizën” e Krajës, thotë se i përdori faktet e njëjta me studiuesit dhe MPB-në e Serbisë

Profesor doktor Sabit Syla ka reaguar me fakte shkencore ndaj publikimit skandaloz të kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Sipas tij në analizën e Krajës në raport me Serbinë hidhet faji ngjashëm se shqiptarët kanë vrarë e masakruar më 1998/1999 edhe pse në disa raste brenda fjalive të gjata në mënyrë perfide, ua lë fajin më tepër serbëve.

“Por në kontekstin koptimplotë të fjalisë kuptohet ngjashmëria e madhe në këtë drejtim, vetëm se theksi vihet në mos forcën e duhur që kishin shqiptarët për të realizuar edhe ata ngjashëm dhunën, krimet dhe masakrat. Kështu ai shkruan: “Megjithatë, sido që të ishte sistemi gjyqësor i Kosovës dhe pavarësisht nga fakti se në mënyrë jo të drejtë u vendos një shenjë barazimi midis agresorit (Serbisë) dhe viktimës (Kosovës), në periudhën e luftës dhe menjëherë pas saj u kryen krime, disa prej të cilëve mund të kualifikoheshin si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, vetëm se një pjesë e mirë e krimeve të kësaj natyre u kryen jo vetëm si hakmarrje ndaj serbëve lokalë, por edhe ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë”, thuhet në reagimin e tij.

Historiani Syla ka thënë se Kraja publikimin e tij e ka mbështetur në faktet e njëjta që kanë përdour shërbimet serbe dhe studeiuesit në Serbi.

“Z. Kraja pse mbështeteni në krimet e pasluftës në të njëjtën linjë me studiues serb e të dhënave të shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës pranë MPB së Serbisë, që ata i pretendojnë ato deri në dhjetor të vitit 2004? Andaj, me të drejtë do parashtroj pyetjen. Dokumento ku ka bërë UÇK krime, sa serbë lokalë, ka vrarë e në këtë mes sa janë: pleq e plaka, gra shtatzëna e fëmijë?”, ka shkruar ai.