Më shumë vrasje ndodhin në Brazil sesa në pothuajse çdo vend tjetër në tokë, shumica e tyre në Rio de Janeiro, transmeton Ballkani.info

Lagjia e varfër e cila shtrihet mbi kodrat në perëndim të aeroportit kryesor të qytetit, si një batanije e lënë pas dore. Deri në 70,000 njerëz jetojnë në atë vend, me fraksione të ndryshme të drogës që luftojnë për kontroll ndaj saj, të shtënat shpesh prekin rrugët të ndryshme të vendit.

Para se të organizohej Kupa e Botës 2014 dhe Lojërat Olimpike 2016, qeveria dërgoi forca me automjete të blinduara në pjesë të ndryshme të qytetit për t’i shpartalluar këto grupe dhe siguruar vendin.

Shpresat ishin të larta atëherë, që vendi të shërohej nga kjo sëmundje e thellë, dhe se do t’i jepej fund dhunës.

Mirëpo, disa ditë pas Olimpiadës, Brazili u zhyt në trazira politike. Presidenti i krahut të majtë të qarkut Dilma Rousseff u pezullua dhe u zëvendësua nga Michael Temer, një konservator i papëlqyeshëm i ngatërruar në akuzat për korrupsion.

Dhe ndërsa 85,000 ushtarë patrulluan rrugët e Rio de Janeiro gjatë Lojërave, numri i vrasjeve shpejt u ngrit sërish menjëherë pasi përfundoi Oplimiada.
Shumë viktima, të luftës kundër narkotikëve dhe plumbave të policisë, janë fëmijë dhe adoleshentë.

Për t’i mbajtur vajzat larg bandave dhe armëve, Tuany Nascimento filloi t’i mësonte ato balet.

24 vjeçarja filloi vallëzimin kur ajo ishte pesë vjeçe, duke shpresuar që të bëhej një profesioniste një ditë dhe të garonte në ngjarjet më të mëdha gjimnastike të botës në Zvicër. Mirëpo, dashuria për të mbështetur familjen i mposhti asaj ëndërrat e fëmijërisë, ajo përfundimisht hoqi dorë nga ëndrrat e saj dhe mori një vend pune.

Por asnjëherë nuk e la vallëzimin. Ajo mblodhi dhjetëra vajza nga lagja, të cilat kishin shumë nga vëllezërit, baballarët apo xhaxhallarët e të cilëve në një farë mënyre janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Disa herë në javë, ata praktikojnë bukurinë e baletit në një fuhsë sportive të vendit, ku oficerët e policisë shfaqen vetëm me xhaketa kundër plumbave dhe disa pushkë të thjeshta sulmi. /Ballkani.info