Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të

Mentor dhe Hanife Mehmeti janë të martuar prej 13 vitesh. Ata treguan historinë e tyre të dashurisë në një emision në Shqipëri.

Hanife rrëfeu se e pa Mentorin në një kuiz në televizion dhe menjëherë i tërhoqi vëmendjen.

“Më ka pëlqyer shumë, i thashë familjes do ta marr për burrë. Jam takuar pas tre javësh me të. E urova që kishte shkuar shumë mirë në kuiz, e përqafova. Është shumë i aftë”.

Mentori, pas lufte mbeti në karrige me rrota, por kjo nuk e pengoi Hanifen ta zgjedhë si partnerin e jetës.

“Kemi 13 vite bashkë. Ishte fat. Unë nuk besoja shumë në këto gjerash. Mendoja se lidhja nuk do të funksiononte, se m’u duk e llastuar. Më uronin të gjithë, por kjo kishte një ndjenjë të veçantë.

Pas urimit, tregoi pëlqimin e saj. Tha jam e gatshme të jetoj me ju. Është çudi kur një njeri të afrohet ashtu, pa e parë kurrë. Plus, mendoja se është shumë e vështirë për një njeri si unë në karrocë…”, tregon ai.

Ai ishte 31 vjeç, ndërsa Hanifja 20. Prindërit e saj, nuk pranon lidhjen e të rinjve, kështu që Mentori tregon se e ka rrëmbyer Hanifen. Tashmë janë prindër të një vajze dhe thonë se janë një familje e lumtur. “Nuk më lë kurrë ta ul kokën poshtë. Jam shumë i lumtur. Shpresoj që lidhja jonë të jetë e gjatë sa vetë jeta”, shprehet ish-luftëtari i UÇK’së./TCH