Historia e saj i la krejt pa fjalë: Në 41 vjet jetë, Bahrie Gashi kaloi 640 javë shtatzënë

Nëna 41-vjeçare nga Prishtina Bahrie Gashi, në 41 vjet jetë ka 25 vjet martesë dhe prej tyre ka kaluar 640 javë shtatzënë.

Kjo nënë ka sjellë në jetë 16 fëmijë, ndërsa tri shtatzëni i kanë dështuar. Nëse i llogarisim 16 shtatzëni me nga 40 javë, i bie që ajo ka kaluar 640 javë të jetës së saj si shtatzëne.

Bahrija ka sjellë në jetë fëmijën e 16-të para dy vitesh.

Ajo tregon se si nuk arriti të shkoj në spital, pasi lindja i kishte ardhur shumë shpejt. Por nëna Bahrie tregon se vetëm 4 lindje i ka kryer në spital, ndërsa 12 të tjerat në shtëpi me ndihmën e vjehrrës dhe siç thotë me ndihmën e Zotit.

“Katër i kam lindë në spital të tjerat në shtëpi më ndihmën e Zotit dhe të vjehrrës. Vjehrra më ka ndihmu… më mirë në spital se është kujdesi më i mirë dhe pritja më e mirë”, ka thënë Bahria

Bahria thotë se fëmijët e saj nuk e kanë pritur mirë lajmin që shtëpisë po i shtohet edhe një fëmijë, jo për shkak të numrit të tyre të madh, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike në familje.

Ajo thotë se vetë nuk ka mundësi të punojë për shkak të obligimeve që ka ndaj fëmijëve.  Prandaj e gjithë familja me fëmijë, prindërit dhe gjyshen jetojnë me një pagë. Së fundmi, ajo është bërë edhe gjyshe.

“Me u ba gjyshe është një dhuratë e madhe e masandej me u ba nanë pasi që je ba gjyshe është shumë prekëse, por ndodhi”, thotë ajo. ahria tregon se fëmija i lindur ditë më parë është i fundit pasi që ajo thotë se do ta shtojë kujdesin që të mos mbesë më shtatzënë.