Historia e njeriut që ra nga kullat binjake menjëherë pas sumit terrorist

Imazhet më të njohura nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA janë ato të avionëve dhe kullave.

Por vëmendje ka tërhequr edhe një njeri që bie nga lartësia e njërës prej kullave. Kjo foto e realizuar nga fotografi Richard Drew në momentin pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, është një nga momentet më të rënda.

Një njeri që arratiset për të shpëtuar. Fotografia u botua nëpër gazetat amerikane disa ditë pas sulmeve, por reagimi i njerëzve i detyroi mediat që të mos e botonin më. Identiteti i këtij njeriu guximtar është ende i panjohur.

Besohet se ai ka qenë punonjës që pastronte dritaret e një restoranti në katet e fundit të kullës binjake.

loading…