Historia e Milaim Zekës dhe Miftar Kiqinës- “Sherri tij kam hangër dajak”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka ndarë një histori interesante në lidhje me një ngjarje që kishte ndodhur me 2 prill 1981.

Zekaj, në postimin e tij në rrjetin social Facebook, tregon se si gjatë protestave i’a kishte vnuar një plis dikush në kokë, dhe flet për takimin me të pas 21 viteve në kullën e Rifat Jasharit.

Ja edhe postimi i plotë:

“Sherri” tij kam hanger dajak

Ka qene dite e enjte, pazar ne Drenas, Gllogovci i athereshem. Demostrate shume e fuqishme. Marshonim neper qytet. Perballe shtepise te shendetit, ishte nje pompe karburanti. Varur ne mur po qenderone foto e Titos. E mora dhe e shkela me kembe. Shumica e policeve shqiptare, vetem po na veshtronin. Aty e pane se gjendeja do te behej serioze.

Pastaj marshuam drejte komunes. Po kerkonim lirimin e shokeve te arrestuar. Perballe kordonit te policeve dhe zyrtareve komunal, po mbaja fjalim. Nje burr, me mustaqe malesori, me ofrohet ngadale, dhe mbi koken time me vendosi nje plis te bardhe. Nuk e njiheja as nuk e dija se kush ishte. Pas 21 viteve, tek po qendronim ne kullen e Rifat Jasharit, me del perpara i njejti burr. -A te kujtohet plisi i bardhe ne demostratate e 81-shit ne Drenas?! Une ta kam vu mbi koke, edhe ma ke borgj nje plis!


Po ti a e din sa dajakun e kam hanger puna e plisit, dhe nuk dijsha se çka me ju tregu hetueseve te UDB-es. Ti ma ke borgj dajakun, une Ty plisin. Qeshem dhe u perqafuam.

Baci Miftar eshte baba deshmori. Ai dhe gjithe familja e tije kane qene pjesetar te UÇK-se.