Historia e kosovarit që mund të bëhej miliarder me Bitcoin, por gaboi se nuk i njihte se çfarë janë

Cryptovaluta Bitcoin sërish është kthyer në vëmendje, pasi vlera e saj është rritur shumë së fundi. E bashkë me këtë edhe historitë e njerëzve që po fitojnë prej saj, e edhe ata që nga mungesa e njohurive, apo edhe mosbesimi kanë humbur rastin që të pasurohen.

Në rrjetet sociale tashmë janë shumë grupe ku shkëmbehen mendime e histori personale për këtë temë. Njëra prej tyre, që është publikuar së fundi, është e një personi, i cili pretendon se po t’i ruante Bitcoinët që para shumë viteve ia kishte ofruar kohë më parë një kompani izraelite për të cilën kishte kryer shërbim, sot do të ishte miliarder.

Më poshtë, historia e plotë e tij:

Ma merr menja qe shum prej juve kini histori te ndryshe me BTC
Une po jau tregoj njo qe osht ma e madhje e ju vendosni a doni me e besu a jo ama osht 100% e sakt krejt qa po thom .

Para shum vjetve e kom pas ni faqe per live stream ( Atdhe )
Aty bojsha reklama per nje ads company nga israel ( xtendmedia dhe kur viki puna te pagesa (35 000 USD )kisha probleme se bankat e kosoves en at koh nuk kan pas IBAN ata te xtendmedia em propozun me e hap nje account en MT.Gox

E hapa konton mi quna ata BTC en konto e une nuk disha qa me bo me ta kurqysh nuk mujsha me i bo cash ose me i qu en naj bank

Ju thash atyne une po jau kthej BTC e ju bone ni zgjedhje per pagesa … nejse mas nja 2-3 jave ata e bon zgjedhje me e qu pagesen en pro credit bank via frankfurt me switch une jau ktheva BTC e u kry ajo pun .

Tash parameno me i majt une
35000 : 0.17 = 205 882 BTC
205 288 ka 25 mij USD bojn 5.1 Millard Dollar
Gabimi tjeter shitje e 107 BTC ka 650 USD

Shnosh me kon qe thojn populli