Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – dashuria fitoi sërish pas dy dekadash

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer në sy të publikut, pasi kanë konfirmuar se janë martuar. Romanca e tyre daton që para dy dekadash, por asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes me anulimin e martesës.

Marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të njohur me nofkën Bennifer nisi në vitin 2002 duke i mahnitur fansat dhe tash kur çifti është sërish bashkë, dashuria e rinisur ka po të njëjtin efekt te publiku.

Gjithçka filloi në korrik të viti 2002, kur nisi historia e dashurisë së çiftit të njohur të Hollywoodit. Që atëherë fansat parashikuan se Affleck ishte i duhuri për J.Lo.

Lopez i konfirmoi publikisht thashethemet e fejesës në intervistën e saj me Diane Sawyer në nëntor të atij viti. Në atë kohë, bukuroshja tregoi me krenari unazën e fejesës duke thënë se ishte “gjëja më magjike që ka parë ndonjëherë”.

Aktori shpenzoi rreth dy milionë dollarë për unazën, kurse diamanti ishte në një nuancë rozë. Megjithatë, e gjithë ceremonia u anulua dhe fejesa u ndërpre. Çifti kaloi dy vite së bashku.

Me atë rast, këngëtarja e kishte përshkruar propozimin me fjalët : “Ishte tradicionale, por edhe shumë spektakolare, siç sigurisht do ta bënte Beni. Ishte shumë, shumë e bukur”.

Lopez dhe Affleck duhej ta bënin dasmën e tyre në shtator të vitit 2003, por ata e shtynë për shkak të vëmendjes së tepërt të medias që tërhoqi ceremonia e tyre.

Megjithatë, martesa kurrë nuk ndodhi dhe çifti e anuloi edhe fejesën në janar të vitit 2004 duke i dhënë kështu fund lidhjes së tyre.

Ben ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, Jennifer Garner, me të cilën u martua në vitin 2005 (dhe qëndroi i martuar deri në vitin 2018).

Në intervista, më vonë zbuloi se shkëndijat e para u shfaqën që në xhirimet e filmit “Daredevil” – të cilin Affleck dhe Garner e xhiruan në verën e vitit 2002. Nga kjo lidhje, çifti u bënë prindër të dy vajzave dhe një djali.

Edhe Lopez shpejt vazhdoi, në të njëjtin vit që u nda me Benin, ajo u martua me yllin e muzikës latine, Marc Anthony, me të cilin lindi binjakët Max dhe Ema.

Më vonë, ndërsa jeta vazhdonte, të dy shpesh përmendnin marrëdhënien e tyre në intervista, si dhe e ruan miqësinë mes tyre.

Affleck dhe Lopez u bënë sërish çift në fillim të vitit 2022 pas ndarjes së Jennifer dhe Alex Rodriguez, me të cilin ishte në lidhje katërvjeçare.

Jo shumë kohë pasi ndërpreu fejesën me ish-yllin e bejsbollit, J.Lo filloi të shihte dashurinë e saj të madhe nga e kaluara – Ben Affleck, derisa ky i fundit e kishte ndërprerë lidhjen njëvjeçare me aktoren spanjolle, Ana de Armas.

Vetëm pak muaj pasi e konfirmuan rikthimin e dashurisë, Beni i propozoi Jenniferit dhe ajo e konfirmoi lajmin në buletinin e saj, On the JLo, duke u fotografuar me një unazë të madhe diamanti.

Këtë verë historia e tyre e dashurisë mori një epilog të mëtutjeshëm. Çifti u martua në Las Vegas dhe ata janë dëshmi se dashuria gjithmonë fiton.