Historia e dashurisë që lindi nga “liket” e Instagramit, çifti tregon njohjen e bukur

Qëndresa Gashi dhe Rilind Salltikaj janë një ndër çiftet më simpatik të momentit.

Ata kanë treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e tyre të dashurisë nga momenti i njohjes dhe deri te fejesa.

Gjithçka mes çiftit ka nisur nga “liket” në Instagram dhe më vonë u konsulidua në një raport serioz. Madje, ditën e fejesës, Qëndresa e ka surprizuar Rilindin duke i dedikuar edhe një këngë shumë emocionuese.

“Rastësisht te vendi ku punoja unë, e pash dhe thash ua ky çuni që kam në Instagram. Momentin e parë ne kemi mbetur duke parë njëri-tjetrit dhe aty ma ka bërë zemra bam, thash ky është i imi. Më mirë që nuk më ka shkruar menjëherë, ka prit derisa kam hedh një Story dhe më ka bërë koment. Herën e parë ia ktheva përgjigjen shumë ftohtë dhe thash pse i fola kështu. Të nesërmen, ka hedh ky një foto dhe i kam shkruar. Prej aty ka nisur gjithçka. Fejesën e kemi bërë në mars dhe kemi pas qejf për ditëlindjen e Rilindit”, u shpreh Qendresa.

Ndërsa Rilindi fjalëpak e konfirmoi: “Nuk i kam shkruar se nuk më ka rënë në sy menjëherë. Derisa e pash në vendin ku punon”. /abcnews.al