Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se një parti që nuk e ka tagrin e luftës nuk mund të marrë vendime finale, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se këtë e ka parashikuar që kur nisi fryma fituese për LVV-në.
“E kam thënë prej kur ka nisur kjo fryma, se një parti që nuk e ka tagrin e luftës nuk mund të marrë vendime finale dhe tani po bindem”, ka deklaruar Berisha në “Konfront” të KTV-së.
Është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e BE-së për Ascociacionin pasi është “vetëvrasje politike”.
“Nuk e dërgon atë letër në Kushtetuese sepse statuti është autonomi territoriale politike për komunat serbe”, ka shtuar ai.







