Hisen Berisha

Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

I ftuar në emisionin e njohur “Show i Së Premtes”, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë një rrëfim të hapur dhe të detajuar për karrierën e tij politike dhe angazhimin e tij gjatë luftës së Kosovës.

Gjatë këtij rrëfimi, ai ka shpalosur anët më pak të njohura të jetës së tij publike dhe kontributin e tij në luftën për pavarësi.

Në një moment të papritur të emisionit, Berisha ua drejtua moderatores Adelina Ismaili me një pyetje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndoqën intervistën.

“A do e tregosh se kujt ia ke kushtuar këngën ‘Një sykaltër shumë e desha’?”, pyeti ai, duke aluduar te hiti i famshëm i Adelina Ismailit, “Ushtrinë time do ta bëj”. Në mënyrë të papritur dhe jo pa një dozë humor, Berisha shtoi: “Ma ke kushtuar mua sepse në atë kohë kam qenë duke e formuar ushtrinë, dhe më ke dënuar për ta çliruar Kosovën”.

Ndërsa Ismaili filloi të qeshte në shenjë përgjigjeje, ajo tha se ka një histori të vërtetë mbi këtë këngë – por që nuk e tregoi duke lënë publikun të “besonte” mbi versionin satirik të deputetit të PDK-së.

Kënga në fjalë, e cila konsiderohet një nga kolonat zanore të atyre viteve të vështira, ishte në fakt dedikim për presidentin historik, Ibrahim Rugova, dhe ende mban një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve.