Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Ibrahim Rugovën

Hisen Berisha në një intervistë në Prime Time në Kanal 10, duke folur për veprimtarinë e SHIK-ut, ka thënë se ky shërbim inteligjent i ka kontribuar Kosovës gjatë luftës dhe pas saj.

Sipas tij, SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se në një rast personalisht e ka parë lidershipin e SHIK-ut tek sa hynte në rezidencën e presidentit Rugova në Velani.

“Kadri Veseli e ka takuar Rugovën më shpesh se sa unë”, ka thënë Berisha.