Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka ironizuar me situatën në të cilën gjendet vendi sa i përket çështjes me energjinë elektrike.

Kjo pasi edhe në Kuvend sot u ndal rryma dhe punimet po vazhdojnë përmes sistemit me gjenerator.

Berisha posa e mori fjalën ironizoi pasi pati problem me mikrofonin.

”Me i lidh edhe qytetarët me këtë gjeneratorin tonë, se si qeveri jemi socializu me qytetarët. A erdh rryma a jo?”, tha ai.